Categories Lajme

Goditet një rast i kontrabandimit të pijeve në Korçë, arrestohen dy persona, një shpallet në kërkim

Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandimit të konfeksioneve, duke arrestuar dy persona, shpallur në kërkim një tjetër e proceduar penalisht një shtetas.

Uniformat blu të qytetit jug-lindor thanë se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Goditet një rast i kontrabandimit të konfeksioneve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, 1 shpallet në kërkim dhe 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Sekuestrohet sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.M., 53 vjeç dhe S.N., 37 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.A., 45 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.Ç., 41 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lagjet nr.17 dhe nr.18, në Korçë, në mjetet tip “Setra” dhe “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasit M.A., dhe F.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme konfeksionesh që iu përkiste dy shtetasve të arrestuar, pa dokumentacionin përkatës, e cila dyshohet të ketë hyrë në territorin shqiptar duke shmangur kontrollin dhe procedurat e rregullta doganore.

Konfeksionet do të transportoheshin drejt qytetit të Tiranës, me qëllim shitjen e tyre. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M.A., dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME