Categories Kulture, Lajme

Shkrimtarja shqiptare merr çmimin e dytë në Itali

Poetja dhe shkrimtarja shqiptare, Irma Kurti, vlerësohet me çmimin e dytë në edicionin e 16-të të konkursit të poezisë “Enrico Brianza për poezinë e saj “Briciole di gioia” (Grimca gëzimi) në Itali. Konkursi u zhvillua në formë anonime për poezi të pabotuara në gjuhën italiane dhe në dialekt, transmeton KultPlus. Irma Kurti ka botuar shumë vepra në shqip, italisht dhe anglisht, si dhe është autore e mjaft teksteve të këngëve të suksesshme.

“Ishte e emocionuar kur dola për të recituar vargjet, edhe pse ato i kushtoheshin babait që nuk jeton më. Përpara se t’i lexoja, u ndala paksa në krijimtarinë time nëpër vite. Ishte një surprizë për të pranishmit të mësonin se unë isha nga Shqipëria dhe kjo për mua përbën njëkohësisht një kënaqësi dhe sfidë”, tha Kurti.

Vlen të theksohet se Irma Kurti ka botuar tetëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, 12 në italisht dhe katër në gjuhën angleze. Ajo njihet edhe si autore e shumë teksteve të këngëve të suksesshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME