Categories Lajme

Goditet rrjeti i trafikantéve të drogés në Rumani, në krye një shqiptar

Tetë persona janë dërguar para një gjykate në Rumani të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogés. Ata u vunë në pranga pas zbulimit të një ngarkese prej 12 kilogramësh kokainé dhe heroiné.

Lënda narkotiké ishte fshehur në trupin e një makine. Për të mos u krijuar dyshime duke lëvizur drogén ata nuk i drejtonin vetë makinat të cilat më parë i kishin regjistruar në emër të prindërve të moshuar, të cilët të krijonin përshtypjen se ishin turistë.

Kreu i grupit është një shqiptar, thotë policia, i cili kishte lidhje në disa shtete evropiane, përfshirë Belgjikën dhe Holandën. Përmes porteve të Detit të Veriut, ai fuste kokainë dhe heroinë, e cila më pas shitej në tregun e zi në Itali, Spanjë dhe Rumani.

“Në një rrugë të vetme ai sillte rreth 10-12 kg drogë në territorin e Rumanisë, veçanërisht për Bukureshtin, por edhe për qarkun Ilfov. Ata blinin automjete që shumë rrallë i regjistronin në emrin e tyre. Zakonisht i vendosnin në emër të njerëzve të tjerë. Ndërronin pronarin një herë në 2-3 muaj për të humbur gjurmët e policisë kufitare. Madje në një rast i ndërruan edhe ngjyrën e makinës. Ata merrnin me vete çifte të moshuar duke krijuar përshtypjen se ishin turistë” – tha një zyrtar i policisë.

Droga fshihej në makina të modifikuara jashtë vendit. Lënda vendosej në kroskotin e makinës, në tavan, nën sedilje, në dysheme ose në zonën e frenave të dorës. Krerët e rrjetit udhëtonin me avion ndërsa makinat drejtoheshin nga bashkëpunëtorë.

“Ata qarkullonin me shpejtësi të madhe. Edhe pse merrnin gjoba ato paguheshin gjithmonë në kohë për të mos ngritur dyshime. Përveç paketave të drogës ata mundësonin edhe sjelljen e parave. Kështu shpërbleheshin për veprimtarinë që kryenin” – thotë policia.

Një kilogram drogë do të kushtonte më shumë se 100 mijë euro në tregun e zi rumun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME