Categories Lajme

Goditi me sende të forta babain, arrestohet 37-vjeçari

Është arrestuar nga uniformat blu 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili gjatë mbrëmjes së të enjtes dyshohet se masakroi me sende të forta babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Sipas informacioneve parparake dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Fillimisht babë e bir kanë debatuar në oborrin e banesës. Më pas i riu ka goditur disa herë të atin me sende të forta duke i shkaktuar atij plagë të shumta në kokë dhe në fytyrë.

Materialet në ngarkim të 37-vjeçarit pritet t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasje, në rrethana të tjera cilësuese”.

Njoftimi i policisë: Mallakastër, Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Pas publikimit në media një ditë më parë për praninë e gazit në zonën e…

LEXO ME SHUME