Categories Kulture

Golden Star Kids International në Antalia, Turqi! qyteti i Flamurit ka rrëmbyer plot 6 cmime të rëndesishme

Sukses i fëmijëve të Vlorës në garën botërore Golden Star Kids International në Antalia, Turqi Edicioni i 4-ët i garës botërore Golden Star Kids International 2022 ka përfunduar dy ditë më parë në Antalia të Turqisë në të cilën kanë garuar dhe fëmijët shqiptarë.

Vlora është përfaqësuar nga plot 6 fëmijë të cilët janë pjesë e Qendrës Kulturore të fëmijëve Vlorë me të cilët punohet në mënyrë permanente.

Nga evenimenti botëror i talenteve dhe modelingut morën pjesë 10 shtete, ndërsa vendin e parë e ka fituar përfaqësuesja e Gjeorgjisë Anastasia Bakuradze 12 vjec.

Sigurisht që suksesi i fëmijeve shqiptarë dhe i atyre të Vlorës në vecanti ka qenë i madh, ndërsa qyteti i flamurit ka rrëmbyer plot 6 cmime të rëndesishme.

Golden Star Kids International është një produksion botëror i patentuar nga producentja shqiptare Albana Çakshiri.

Ndërkaq mes emrave të njohur të Jurisë Ndërkombëtare si Ekaterinë Mgabloshvili, Patuna, Mariana Nazarchuk, Anna Birjukova etj pjesë e panelit të gjykimit ka qenë dhe instruktorja e muzikës pranë QKF-së Vlorë znj. Albana Tushe Çuro.

Cmimet që fëmijët e Vlorës i kanë sjellë qytetit të tyre si nje krenari e madhe për të gjithë, janë si më poshte: Kejsi Hasani Ëinner – Age Category Martina Likaj Ëinner – Age Category Amaris Bello Child of the Year, Adorata Alushi Fashion Model Ëorld ,Anja Bello Top Model Ëorld ,Marianxhela Rodakaj Little Star of the Ëorld.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME