Categories Teknologji

Google nxjerr në treg smartfonin e ri, rival i iPhone 11 Pro

Ndërmarrja gjigante ‘Google’ ka prezantuar gamën e re të produkteve të saj, pjesë e së cilave do jetë edhe smartfoni Pixel 4. Prezantimi i tyre do bëhet gjatë një eventi në tetor të këtij viti, i cili do mbahet në Nju Jork. Produkti kryesor i këtij evenimenti do jetë Pixel 4, smartfon ky i cili mund të manipulohet pjesërisht, pa e prekur atë, përkatësisht me gjeste të dorës.

Përveç tjerash, pajisja do mund të zhbllokohet përmes njohjes së fytyrës. Risia kryesore e kësaj pajisjeje të re do jetë integrimi i teknologjisë ‘Soli’, radar në të cilin ekipi i ‘Pixel’ ka punuar 5 vite rresht.

Prodhimi i ‘Google’ po konsiderohet si rival i pajisjes së re të ‘iPhone 11 Pro’, falë risive që do sjellë në tregun e smartfonëve. Pajisja po ashtu do të mbështesë rrjetin ‘5G’, shërbim ky që nuk do jetë në dispozicion deri më 2020-ën në smartfonët e Apple.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME