Categories Lajme

Grabisnin biçikleta, shoqërohen tre ‘skiftera’ në Tiranë, njëri 13 vjeç

Arrestohen tre persona, të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës. Njëri prej tyre vetëm 13 vjeç, e të tjerët 17-18 vjeç, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

“Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për tre shtetas të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa biçikletave, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

B. SH., 18 vjeç., K. SH., 17 vjeç ( vëllezër) dhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet”. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME