Në burgun e Zaharisë në Krujë kanë rezultuar 13 të dënuar pozitivë me Covid-19. Burime për Abc News konfirmojë lajmin. Ndërkaq, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të dënuarve që rezultojnë të infektuar. Burgu i Zaharisë duket se është kthyer në një vatër infeksioni. Më herët në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë raportuar edhe të tjerë të infektuar.
Categories
Lajme
Infektohen 13 persona me korona në burgun e Zaharisë
