Categories Lajme

Grabitën dhjetëra rezidenca private, kapen dy skifterët shqiptarë në Maltë

Autoritetet në Maltë kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për një sërë grabitjesh në rezidenca private në zonë. Të arrestuarit janë të moshës 33 dhe 46 vjeç.

Sipas autoritetetve shqiptarët besohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar. Policia tha se dy shqiptarët ishin larguar nga Malta menjëherë pas grabitjeve. Ata u identifikuan se po ktheheshin në vend me një fluturim që mbërriti në Maltë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Dy burrat u arrestuan pas mbërritjes së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës dhe do të paraqiten në gjykatë para gjykatësit Jean Paul Grech më vonë të shtunën. Hetimet e policisë janë në vazhdim.

Imazhet e CCTV që kapën vjedhjet, treguan një burrë me një dritq në një dhomë gjumi në një shtëpi më 23 shkurt dhe një grup duke ecur nëpër një korridor më 26 shkurt. Autorët ishin shumë profesionistë pasi synonin një shtëpi prisnin që të ishin pronarët brenda që alarmet të fiken.

Në një rast, një familje prej shtatë anëtarësh kuptoi se shtëpia e tyre ishte vjedhur vetëm disa orë më vonë, kur zbuluan stoli që mungonin nga dhoma e gjumit. Incidente të tilla shtuan frikën se kriminelët po kryenin mbikëqyrje përpara se të sulmonin. Vitin e kaluar, Europol publikoi një raport që e vendos Maltën në mesin e pesë vendeve më të prekura nga bandat e organizuara kriminale që kryejnë vjedhje dhe grabitje. Në verën e vitit 2018, një tjetër valë vjedhjesh në banesa private ishte kryer nga një organizatë kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME