Categories Lajme

Grabitet farmacia në Berat, policia identifikon autorin

Një farmaci në lagjen “30 Vjetori” në Berat është grabitur. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme.

Vjedhja ka ndodhur , ndërkohë që farmacia ishte hapur. Mësohet se autori ka qenë duke vëzhguar për disa orë me radhë lëvizjet e farmacistes dhe kur ajo ka dalë për një moment jashtë ai ka hyrë brenda farmacisë,ka marrë të gjitha paratë që ndodheshin në sirtar dhe është larguar me vrap.

Ai është pikasur duke dalë me shumën e parave në duar nga farmacistja,e cila e ka ndjekur për një moment. Farmacistja ka njoftuar policinë, që pas mbërritjes në vendngjarje ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së farmacisë dhe bizneseve përreth.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga pyetjet e dëshmitarëve në vendngjarje, policia ka mundur të identifikojë autorin dhe ta shpallë atë në kërkim. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është 38-vjeçari S.K,banues në lagjen “10 Korriku”, që rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal,i dënuar disa herë për “përdorim të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME