Categories Lajme

Pandemia nuk prek blerjet online, kërkesa për çdo gjë

Nga Erblina Mile

Kufizimi i lëvizjeve gjatë pandemisë ka drejtuar shqiptarët në blerjet online. Sipërmarrës të kësaj fushe tregojnë se ndryshe nga bizneset e tjera ata kanë rezultuar me fitime dhe gjatë pandemisë, periudhë në të cilën  kanë pasur një rritje të ndjeshme të shitjeve.

Pranvera Rrapushi drejtuese e një prej platformave online të shitjeve në vend, shprehet se edhe  në këtë periudhë ka pasur shumë kërkesa për artikuj të ndryshëm në ndryshim nga tendenca  për të  blerë në bizneset tradicionale. “Biznesi online nëse do të flasim për periudhën e karantinës kishte një rritje të lartë. Pas karantinës ky biznes ka hasur ulje në lidhje me kapacitetin e plotë, kjo mund të jetë nga papunësia, ulja e pagave dhe se nuk e dinë se çdo të bëhet por nëse e krahasojmë me atë tradicional është më mirë”, është shprehur ajo.

Por çfarë produktesh blejnë më shqiptarët online? Gjatë pandemisë fokusi ka qenë te veshjet dhe produktet elektronike ndërsa aktualisht të gjitha kërkesat janë për artikuj shkollor, duke qenë se rinisin shkollat. “Nëse e krahasojmë me një vit nuk kemi atë ecuri dhe pritshmëri, por nëse e krahasojmë sezonin e verës me këtë të vjeshtës është shumë herë më mirë për shkak të shtimit të kërkesave për veshje dhe artikuj të ndryshëm për veshje”, ka thënë ndër të tjera.

Blerjet online brenda vendit kanë  fituar terren edhe për shkak të taksës së vendosur për blerjet jashtë Shqipërisë. Sipas vendimit  të hyrë në fuqi në  mars të 2019, për produktet me çmim mbi 23 euro  të bërë jashtë vendit  çdo blerës kur merr porosinë, do të paguajë një taksë që arrin në 22% të vlerës së mallit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME