Categories Lajme

Grabitet me kallashnikov karburanti në Lezhë (EMRAT E AUTORËVE)

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi vodhën xhiron ditore të një karburanti.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy vëllezërit David Lalaj dhe Mark Lalaj nën kërcënimin e kallashnikovit, gjatë natës vodhën xhiron ditore të një karburanti në Shënkoll dhe u larguan me motoçikletë.

Menjëherë pas identifikimit, policia u vu në ndjeke të tyre ku dhe falë kërkimeve intensive u gjetën të fshehur.

Njoftimi i plotë: Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

Vodhën gjatë mesnatës, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, xhiron ditore të një karburanti dhe u larguan menjëherë me motoçikletë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga në kohë rekord, 2 autorët e dyshuar të vjedhjes.

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta dhe veshjet, që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen. Sekuestrohet gjithashtu, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Falë kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë janë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta, skafanda e motoçikletës dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për të kryer vjedhjen. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës së pandërprerë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve kriminale të ndodhura, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë një pune hetimore profesionale, si dhe falë veprimeve të shpejta dhe të koodinuara policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit është zbardhur në kohë rekord vjedhja në një karburant, janë identifikuar dhe kapur 2 autorët e dyshuar, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar sendet e kundërligjshme të përdorura gjatë krimit.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

2 shtetasit e arrestuar, gjatë mesnatës së datës 22 shtator, kanë shkuar me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular. Të dy shtetasit janë larguar më pas me motoçikletë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME