Categories Lajme

Protesta e nxënëseve të “Mehmet Akif”: Nëse doni të shkatërroni një vend, s’ka nevojë për bomba, por godisni arsimin

Kanë nisur protestat kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit privat turk “Mehmet Akif”.

“Anullo mbylljen e Mehmet Akif”, janë këto disa nga thirrjet e disa nxënësve që kanë dalë kundër vendimit të qeverisë.

Me pankarta në duar me parulla kundër qeverisë, nxënësit pohuan se në 3 minuta që është marrë vendimi nga Ministria e Arsimit, janë shkatërruar 3 vite sukses.

“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif”, tha një prej nxënësve protestuese.

Përfaqësuesit ligjore të kolegjeve “Turgut Ozal” reaguan sot për mediat, ndërsa më herët kanë informuar edhe familjarët për situatën e krijuar, të cilën ata e konsiderojnë tërësisht të paprecedentë dhe një goditje e rëndë për arsimin cilësor në Shqipëri.

Në reagim, ata hedhin dyshime të forta mbi qëllimet e vërteta të mbylljes së shkollave, të cilat nuk kanë të bëjnë me plotësimin e standardeve, edhe pse ambientet e këtij kopështi janë ndër më modernët në Tiranë.

Mësohet se për mbylljen e këtij kopështi është gjetur një artificë ligjore për ndryshimin e vendit të ushtrimit të aktivitetit nga godina A në godinën B, të cilat ndodhen vetëm pak metra larg njëra-tjetrës, në oborrin e kolegjit “Turgut Ozal”.

Përfaqësuesit e shkollës theksojnë se ndryshimi i vendit të ushtrimit të aktivitetit ka ndodhur disa vite para se të hyjë në fuqi detyrimi ligjor për deklarimin e tij, megjithatë ata shprehen se kanë aplikuar disa herë pranë MAS për miratimin e këtij ndryshimi, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje duke u përballur me inspektime surprizë pak ditë më parë.

Duket se inspektimet kanë ardhur pasi autoritetet kanë vendosur mbylljen e kopshtit dhe kështu duke mos i miratuar ndryshimin e vendit të aktivitetit kanë gjetur një artificë për të mbyllur aktivitetin.

Ndërkohë, avokati Isuf Shehu tha se kopshti është financim holandez dhe se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

“Ky kopsht ka qenë në këtë adresë prej viti 2004. Ka pasur një korrespondence  me ministrinë e Arsimit. Në muajin shkurt nga ana e ministrisë së Arsimit ky fakt që në dosjen e tyre nuk kishte një dokumentacion lidhur me vendndodhje është sqaruar dhe ka filluar procedura.

Ky kopsht ka qenë pjesë inspektuese e ministrisë, ku kanë konstatuar standarde më të larta. Ajo që ka ndodhur është një moskomunikim dhe mos respektimin të ligjit nga ana e ministrisë, mos respektimit të kritereve të ligjit parauniveristar. Kjo është reflektuar në këtë urdhër të padrejtë dhe të paligjshëm nga ana e ministrisë së Arsimit.

Është përgatitur administrata për të respektuar parimin e ligjshmërisë. Ne i kemi marrë masat. Dje kishim grupin e inspektimit.

Njerëzit nuk janë tastierë kompjuteri dhe menjëherë të kalojnë në një faqe tjetër. Do kohën e tyre ky proces.

Nuk ka lidhje mes fondacionit të Gylestan dhe shoqërisë Turgut Ozal. Aktiviteti i kopshtit është pjesë e aktivitet të shoqërisë Turgut Ozal, që është pjesë e një investimi të huaj holandez” tha ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME