Categories Lajme

Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin, ish-shefi i Policisë së Vlorës dënohet me 8 vite burg

Gjergji Kohila, ish-shef i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, do të qëndrojë për 8 vite në burg. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e marrë muaj më parë nga shkalla e parë.

Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke marrë pjesë në disa episode të trafikimit të drogës dhe është dënuar fillimisht me 12 vite burg, por për shkak të uljes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjergji Kohila do të vuajë vetëm 8 vite.

Ish-shefi i Policisë është provuar se është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt. Gjergj Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode ishin tre zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për përfshirje të trafikun e drogës.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë të pandryshuar vendimin e dhjetorit 2021 për deklarimin e fajshëm të Gjergj Kohilës, për akuzat e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME