Categories Lajme

Ministrja Kushi sqaroi mbylljen e “Mehmet Akif”, i kthehet profesori: Një nga shkollat më të mira në vend, fëmijëve do tu vijë turp për një nënë si ti

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, vendim që u mor nga Këshilli i Ministrave.

Sipas ministres Evis Kushi, kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

Po ashtu theksohet se ky kolegj nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka sqaruar mëngjesin e sotëm tre arsyet, sipas saj, që çuan qeverinë në mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë. Edhe pse duket mbyllja vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Erdogan për Ramën, ministrja i quan ato spekulime.

  1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
  2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
  3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.

Këto janë tre arsyet e përmendura nga ministrja Kushi. Në reagimin publik, asaj i është përgjigjur pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit, Ramadan Çipuri. Ai thotë se arsyet e pretenduara për mbylljen janë “paçavure” sepse “Mehmet Akif” ishte një ndër shkollat më të mira në vend.

“Znj.Ministre, të gjithë e dimë që këto që shkruan janë paçavure të një njeriu në vështirësi, që i ka mbetur pështyma në fyt e s’e gëlltit dot. Lërini këto broçkulla. Historia do të të kujtojë ty, si firmëtare të asaj shkrese, si faqja e zezë, që mbylli një nga shkollat më të mira në vend, me nxënësit dhe sukseset e të cilëve jeni mburrur të gjithë me radhë.

Më beso ministreshë, fëmijëve të tu do tu vijë turp që kanë pasur një nënë si ti, pas atij vendimi që firmose. E ke pasur në dorë, ose jo, ai vendim do të të gryejë për brenda, si ai krimbi në dërrasën e kalbur, do ta vuash gjatë gjithë jetës, në të gjallë e në të vdekur. E pështirë në gjithë argumentet që sjell”, shkruan profesori Çipuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME