Categories Lajme

Grabitja në Rinas, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si autorë të grabitjes në Rinas të dagtës 9 prill 2019 janë arrestuar nga polici.

Në operacion për arrestimin e tyre janë përfshirë 300 forca policore.

“Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit” informoi policia e shtetit.

Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Mesohet se jane sekuestrruar  armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete

U arrestuan në Golem- Vëllezërit Çala janë arrestuar në një shtëpi në Golem, të cilën ata e kishin marrë me qira. Gjatë operacionit janë sekuestruar një numër i madh armësh si edhe 100 000 euro, të cilat besohet se janë pjesë e parave të grabitura në Rinas.

Lleshaj: Mesazhi rëndësishëm ndaj krimit

Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili në një postim në tëitter thotë se laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

“Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë. Kjo goditje është dhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.Operacioni vazhdon”

Kush jane vellezerit Çala?

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen  e 10 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat  “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Për arrestimin e tyre Policia e shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre.

Në Korrik Çalajve iu bllokua pasuria prej 500 mije euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME