Categories Lajme

Grabitje si nëpër filma, çifti depërton mes për mes dyqanit me makinë dhe vjedh parfumet e shtrenjtë

Një grabitje si nëpër filma është shënuar në Britaninë e Madhe. Kamerat e sigurisë në një dyqan në Trowbridge, kanë fiksuar momentin, kur një çift, depërton me makinë mes për mes vitrinës dhe nisin të grabisin gjithçka q gjejnë. Ata kanë arritur të vjedhin parfume, me një vlerë totale prej 15.221 paund thonë mediat britanike, e më pas, arritën të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse ata ishin të maskuar, detektivët, gjatë hetimeve një ditë më pas, gjetën brenda dyqanit çantën e gruas, ku dhe gjendej karta e saj e ID. Menjëherë më pas, policia nisi kërkimet dhe arritën të arrestojnë çiftin Ata janë identifikuar si Denyer 33 vjeç dhe Colton 44 vjeç.

Policia thotë se ata akuzohen për vjedhje dhe janë dënuar nga një gjykatë e vendit. Denyer është burgosur me tre vite, ndërsa Cotlon për 2 vite e nëntë muaj.

https://streamable.com/dikghi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME