Categories Lajme

Grabitjet e parave në bankomate, eksperti i sigurisë: Ruhuni, ja veprimet që nuk duhet të bëni

Nga Roland Tashi, Ekspert i çështjeve të sigurisë/ Grabitja e fundit e një bankomati i takon datës 26 gusht të këtij viti, ku, sipas medias, vazhdohet me paragrafin; “Persona të paidentifikuar kanë arritur të thyejnë bankomatin dhe të marrin një shumë të vogël parash që ishin brenda”.

Pavarësisht shumës së grabitur, ngjarja tregon se ATM-të vazhdojnë të mbeten pre e dhunës dhe vjedhjeve, madje grabiten edhe makineri, të cilat ndodhen në mjediset e brendshme të njësive të biznesit bankar, siç është rasti i mësipërm, të cilat konsiderohen më të mbrojtura në raport me ato që vendosen jashtë degëve dhe agjencive të sistemit.

Nga analiza e mënyrës së grabitjes së ATM-ve në vendin tonë dhe në rajon, vërehet se ndaj tyre po aplikohen sulme “hibride”, që do të thotë se këto pajisje nuk janë më të ekspozuara vetëm ndaj dhunës fizike, përdorimit të mjeteve eksplozive, shpuese, goditëse por edhe ndaj sulmeve “inteligjente”, ndërhyrjes në rrjetet dhe terminalet informatike nga hackera me njohuri shumë të mira në këtë fushë. Në rajon, shifrat flasin për rritje të konsiderueshme të rasteve të grabitjeve nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet informatike.

Sistemi bankar dhe ai financiar avancon gjithmonë e më shumë drejt shërbimeve “online”, por duhet kuptuar se edhe “specialiteti cyber-crime” nxiton në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtin ritëm dhe sofistikim. Grabitjet nëpërmjet rrjeteve dhe programeve informatike në vendin tonë nuk janë ende të shpeshta për të kuptuar se po krijohet një trend i strukturuar kriminal, kjo edhe për mungesë të statistikave, ndërsa në Europë, ky fenomen është tepër shqetësues.
Si të ruheni

Cilat janë disa nga mënyrat më praktike që duhet të njohim në mënyrë që të mos mbetemi në kurthet e ngritura nga mashtruesit teknologjikë dhe të humbasim paratë e depozituara në llogaritë bankare?

Përpara se të kryeni veprime, verifikoni që tastiera numerike ku vendoset PIN-i, si dhe pajisja plastike ku futet karta në ATM, të jenë të fiksuara mirë dhe të mos kenë shenja silikoni, apo ngjitësi tjetër. Në rast se i dalloni këto shenja, mos kryeni veprime dhe drejtojuni shërbimit të klientit në bankë, ose telefononi shërbimin operator të bankës. Në rast se karta bllokohet në ATM, përjashtuar rastet kur ajo bllokohet si pasojë e vendosjes disa herë gabim të PIN-it, mos u largoni. Telefononi shërbimin operator të bankës dhe veproni sipas udhëzimeve të dhëna nga asistenti i autorizuar.Në rast se është e mundur, preferoni të përdorni ATM të cilat janë të vendosura në objektet bankare, pasi ato kanë nivel më të lartë mbrojtjeje.

Mos kryeni veprime në ATM të veçuara, kur vëreni se pranë saj qëndrojnë persona me sjellje të dyshimta. Mos kërkoni në asnjë rast ndihmën e të tretëve, ndërkohë që ATM-ja nuk ju përgjigjet për kryerjen e veprimeve. Formoni PIN-in në tastierë, duke e mbuluar atë me dorën tjetër, në këtë mënyrë shmanget mundësia e kopjimit të tij nga minitelekamerat e instaluara në pjesën e sipërme të ATM-së.
Aplikoni në bankë për të pasur shërbimin SMS, për t’u njoftuar në të gjitha raste kur kryhen veprime me kartën tuaj.Denonconi në stacionin më të afërt të policisë të gjitha dyshimet apo pasojat, humbjet e parave që keni pasur gjatë kryerjes së veprimeve me ATM.Mos e hidhni në mënyrë të shkujdesur faturën e printuar nga ATM-ja, ajo përmban informacion konfidencial, të dhëna të kartës, të cilat paraqesin interes për hacker-at.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor, e hënë 27 maj 2024

Dashi Java do të nisë mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Kufitare, Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese

Policia Kufitare, Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama nga Milano: Do të përfitojnë 421 mijë qytetarë shqiptarë!

Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano është ndalur tek…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi një pasagjeri orën me vlerë 20 mijë euro, arrestohet punonjësi i aeroportit të Rinasit

Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë të BBV: Ia dedikoj grave…!

Aktorja Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit Big Brother Albania VIP 3, duke e…

LEXO ME SHUME