Categories Lajme

Itali, shuhet familja në aksident, mes viktimave vajza pesë muajshe

Aksident i rëndë në Itali, shuhet familja me tre anëtarë.

Babai 32 vjeç, nëna 29 vjeçe dhe vajza e tyre vetëm 5 muajsh kanë vdekur pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën A13 në Bologna-Padova, ku u përfshinë tre automjete, një makinë, një rulot dhe një autobus.

Tre viktimat udhëtonin në rulot, të cilët sipas Tg.com 24 po ktheheshin në shtëpi. Mjeti i tyre në fillim u përplas nga një makinë e vogël. Pas përplasjes, ruloti përfundoi në mes të rrugës dhe u godit nga një autobus me nxënës shkolle që ktheheshin nga një ekskursion.

Nga aksidenti i rëndë me tre viktima mbetën të plagosur edhe 4 persona që u transportuan menjëherë në spital por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat dy drejtuesit e mjeteve të tjera, 19-vjecarin që drejtonte makinën e vogël, i cili në muajin maj të këtij viti kishte marr patentën dhe drejtuesin e autobusit një 53-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME