Categories Lajme

Gramsh/ Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze, dëmtohet ura e Shëmrizës

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës ka pësuar dëmtime në njërin krah, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit.

Policia ka ndërhyrë vetem diten e djeshme duke ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda ndërkohë që ditën e sotme nuk ka pasur grupe në terren,ndërsa dëmtimi i urës ka ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin e tre njësive administrative, ku jetojnë rreth 2500 banorë.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar dhe thonë se ndihen të rrezikuar nga dëmtimet e shkaktuara në urë, duke theksuar se masat parandaluese duhej të ishin marrë më herët.

Ata shprehen se kjo situate nuk mund të kalohet vetem duke hedhur zhavor në urë.

Drejtori i mbrojtjes Civile Oligert Kllogjeri shprehet se problematikat e hasura kane qenë te shumta por problematika e ures ishte mjaft shqetësuese pasi nëse do të shkatërrohej do të bllokoheshin 3 njësi administrative.

Probleme janë raportuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME