Categories Lajme

Granata, municion luftarak e pistoletë, çfarë u zbulua në banesën e 50-vjeçarit

Granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë si edhe një kapuç si maskë janë gjetur në banesën e një 50-vjeçari në Tiranë.

Armatimi u gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e 50-vjeçarit në fshatin Vilëz, Zall Bastar. Pronari i banesës është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, angazhim maksimal në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.

Sekuestrohen granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë dhe një kapuç si maskë.

Shpallet në kërkim 50-vjeçari që i mbante ato në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Vilëz, një shtetas mbante armë shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme, në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. V., 50 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Zall Bastar.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME