Categories Lajme

Grekët që ndërtuan rrugën Tiranë-Elbasan 41 mln euro borxhe bizneseve shqiptare e të tjerëve

Teksa punimet në rrugën e re Tiranë-Elbasan kanë prekur finishin me rehabilitimin e shembjes ne Ibë, kompania greke Copri-Aktor që udhëhoqi punimet, po lë një mal me borxhe në furnitorë, më së shumti biznese shqiptare që kanë furnizuar me mallra dhe shërbime kompaninë.

Sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë për vitin 2018, detyrimet e kompanisë ndaj të tretëve arritën në 5,1 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar ose 42 milionë euro. Detyrimet janë të fokusuara në dy zëra të “pagueshme ndaj furnitorëve” mbi 2 miliardë lekë dhe 3.1 miliardë lekë për “debitorë dhe kreditorë të tjerë”.

Zinxhiri i madh i borxheve që ka krijuar kompania konfirmohet edhe në ekstraktin e kompanisë në QKB ku shihet që nga maji i vitit 2018 deri në shtator të këtij ka 19 urdhra nga përmbarimi që kërkon bllokimin e llogarive dhe aksioneve të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive shqiptare.

Duke vëzhguar listën e sekuestrove ajo që bie në sy janë fatura të pashlyera nga Copri-Aktor ndaj kompanive që janë furnizuar me mallra dhe shërbime, apo dhe mospagim kredie. Në listën e kompanive që kërkojnë pagimin e faturave dhe huave me ndihmën e përmbarimit janë AL-Gem, Jubica dhe Banka Amerikane e Investimeve.

Grekët e AKTOR ndërtuan të vetëm tunelin që përfshihet në projekt, ndërkohë që për Lotin 1 që nis nga rreth- rrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit dhe për Lotin 3, që nis nga dalja e tunelit deri në Elbasan, u bashkua me kompaninë Copri.

Në fakt, qysh nga nisja e punimeve situata me ndërtimin e autostradës ka qenë problematike. Copri-AKTOR kanë pasur përplasje disa herë me nënkontraktorët, të cilët kanë braktisur punën për shkak të vonesave në pagesa, por edhe vetë qeveria në disa raste ka krijuar vonesa. Sikur të mos mjaftonte vetëm zinxhiri i borxheve, projekti ka pësuar edhe ndryshime dhe vonesa për shkak të rrëshqitjeve të dheut në zonën e Ibës.

Ajo që u duk se do të ishte një autostradë që do të mbyllej shpejt dhe me lehtësi në fakt përfundoi në një epope më vete. Kompania AKTOR përfundoi në kohë rekord tunelin e Kërrabës i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI, por akoma dhe sot ska një bilanc përfundimtar sesa ka shkuar kostoja e këtyre dy loteve.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Kompania ka publikuar një bilanc katastrofik në aktivitetin e saj në Shqipëri. Humbjet e akumuluara në kapital ishin gati 5 miliardë lekë në fund të vitit 2018, ose rreth 40 milionë euro.

Me mbarimin e aktivitetit, të ardhurat në 2018-n ishin 623 milionë lekë, nga 6 miliardë lekë vitin e mëparshëm. /Monitor/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME