Categories Lajme

Greqi, E mori përpara një kamion, humb jetën vogëlushja 7-vjeçare

Një 7-vjeçare në Greqi ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi u shtyp nga një kamion. Sipas raportimeve të mediave në vend, vajza ishte duke ecur bashkë me kushërirën e saj 12-vjeçare në momentin kur kamioni i mori përpara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në kryqëzimin e rrugëve Grigoriou Lambraki dhe Koutaisi në Nikaia. Drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Vajzat ishin të shoqëruara nga një grua dhe ishin duke tentuar të kalonin kryeqëzimin në momentin që ndodhi aksidenti.

Sipas dëshmive, kur ato po kalonin semafori u bë jeshil për automjetet dhe ato nxituan që të arrinin trotuarin. Por kamioni ishte nisur me shpejtësi dhe i mori jetën në vend shtatëvjeçares, kur 12-vjeçarja mbeti e plagosur dhe po merr kujdes mjekësor në spital.

Ambulanca arriti në vendin e ngjarjes brenda shtatë minutash. “Ne po i bërtisnim shoferit që të ndalonte. Kur semafori u bë i gjelbër, ai u nis, shtypi vajzën e vogël duke i marrë jetën në vend. Edhe vajza tjetër u p lagos,” tha një dëshmitar për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME