Categories Lajme

Punonjësja e Bashkisë së Klosit mbahet peng për katër orë në makinë, “Më tha të çoj në shtëpi,

Një punonjëse e Bashkisë së Klosit është marrë peng për katër orë, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia. Në pranga përfundoi një 48-vjeçar, banues në Klos, nën akuzën e “Heqjes së lirisë në mënyrë të paligjshme”.

  1. Merzira ka mashtruar punonjësen e Bashkisë Klos, L. M, 33-vjeçe, banore e fshatit Bejn, duke i premtuar se do ta dërgonte në fshat. Mirëpo, pa kaluar disa metra, Merzira ka ndërruar rrugë dhe ka udhëtuar drejt fshatit Klos Katund.

Pas afro 4 orësh, punonjësja e Bashkisë ka mundur të njoftojë familjen se ishte rrëmbyer, duke treguar edhe vendndodhjen.

Babai i Matës ka mbërritur në Polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës.

Teksa binte nata, efektivët e Policisë kanë mbërritur në Klos Katund dhe kanë gjetur 33-vjeçaren në makinën e D. Merzirës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33- vjeçare, pa dëshirën e saj”, sqaroi Policia.

Pas denoncimit, është marrë në pyetje edhe punonjësja e ndihmës ekonomike në Bashkinë Klos.

“Rreth orës 16.00 isha pranë xhamisë së Klosit, në anë të rrugës. Erdhi D. Merzira, ndaloi te këmbët e mija dhe më tha: Hajde me mua, të çoj unë në shtëpi. Sapo bëri nja 100 metra ndërroi rrugë dhe u nis në drejtim të Bulqizës. I thashë ta ndalte makinën dhe të zbrisja, por ai nuk pranoi. Pas afro 4 orësh arrita t’i dërgoj një mesazh babait”, i tha Policisë e reja e rrëmbyer. Vajza e mbajtur peng është dërguar në Tiranë për ekzaminime gjinekologjike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME