Categories Lajme

Greqi/Hodhën 21-vjeçaren në det. Shqiptari e pranon fajin, kurse greku kundërshton çdo akuzë ndaj tij

Sot, familja dhe të afërmit i japin lamtumirën e fundit, Eleni Topaludhis, që u gjet e vrarë një javë më parë në ishullin grek Rodos.

Aleksandri, 19-vjeçari shqiptar, e pranoi përfshirjen e tij në vrasjen e Elenit, por ai ka mohuar pjesëmarrjen në “incidentin moral” që shkaktoi 21-vjeçari grek.

Pak pas orës dy të mëngjesit të martës, Aleksandri u thye nga pyetjet e vazhdueshme dhe të përsëritura të hetuesve të Rojes Bregdetare në Rodos dhe u rrëfye.

Kurse 21-vjeçari grek qëlloi “arrë gungë” dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë ta bëjnë të rrëfehet. I riu grek është djali i një biznesmeni të njohur në Greqi në fushën e turizmit, Lindos. Ai ka hedhur përgjegjësinë për zhdukjen e vajzës, shokut shqiptar me të cilin ai ka qënë së bashku në shtëpinë e tij.

Gjurmët e tyre u kapën nga një kamera vëzhgimi që shfaqi furgonin e bardhë, me të cilën qarkulloi i riu greke me të dashurën fatkeqe.

Prokuroria është duke hetuar vrasjen për të cilën të dyshuar kryesorë deri tani janë dy të rinjtë.

I riu grek e mohoi vrasjen, përfshirë edhe përdhunimin. Atij iu dha një afat prej 48 orësh për të kërkuar falje. Avokati i tij tha se kërkoi të njihej me dosjen e klientit, por ajo nuk ishte e plotë dhe klienti  i tij nuk ishte rrëfyer. “Ai nuk mori pjesë në ngjarjen që ishte fatale për vajzën,” tha avokati.

Babai i Elenës u ndie disi më i lehtë pasi mësoi versionin e treguar nga njeri prej autorët. “Dheu do të jetë më i lehtë për time bijë tani, që njeri nga autorët ka rrëfyer sesi shkuan gjërat”, tha babai i së ndjerës.

Image

Image

Image

Image

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME