Categories Lajme

Greqi/I lexoi mesazhin në telefon, ja çfarë ndodh më pas

Ka mjaftuar një mesazh në telefon, që një shtetas shqiptar 52 vjeç, të bëjë për spital të bijën 15 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Acalenjo, në ishullin grek të Kretës, në kohën që zilja e mbërritjes së një mesazhi në telefonin së bijës 15 vjeçare ka sjellë reagimin e babait 52 vjeçar, i cili sapo lexoi mesazhin që i ishte adresuar së bijës, filloi ta godasë me grushta dhe shkelma, duke e dëmtuar rëndë.

Pak më vonë e mitura u dërgua në spital me plagë të rënda, ndërsa policia që u njoftua prej fqinjve, arrestoi babain “monstër” nën akuzën e dëmtimeve të rënda të personit, dhunë brenda familjes dhe kërcënim ndaj personave të mitur, raporton gazetari Artur Bibe.

Gjyqi ndaj babait “monstër” do të bëhet gjatë ditës së hënë, ndërsa deponimet e së bijës dhe bashkëshortes duket se e dërgojnë në burg autorin.

Mësohet se shtetasi shqiptar, tashmë i arrestuar, përdor shpesh dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa është përdorues i shpeshtë i alkoolit.

Emri i autorit për momentin nuk bëhet publik, por gjatë ditëve në vazhdim, prokuroria e Kretës pritet të urdhërojë publikimin e të dhënave dhe fotove të tij, praktikë që përdoret shpesh për autorët e akteve të dhunës ndaj të miturve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME