Një 30-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombe artizanale në një dyqan Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit të djeshëm (31 dhjetor 2018) në lagjen ‘Kipseli’ në Athinë. Policia mbajti sekret fillimisht ngjarjen derisa antiterrori greke kreu hetimet e duhura.
Mësohet se 30-vjeçari shqiptar ka humbur një sy dhe ka djegie të shumta në fytyrë dhe këmbë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangjelizmo. 30-vjeçari shqiptar ka qenë duke kaluar kur shpërtheu bomba e vendosur në hyrje të dyqanit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Shpërthimi i bombës shkaktoi dëme në dyqan dhe në një kamion që ishte parkuar aty pranë.