Categories Lajme

Greqi/ U raportua e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i shqiptares

Trupi i një 41-vjeçareje shqiptare e cila u raportua e zhdukur është gjetur në një sënduk në një zonë pyjore të Halkidikit, në Greqi. Shqiptarja e identifikuar si Gjeorgjia Murati, banore e lagjes Kalamaria të Selanikut, u raportua nga bashkëshorti i saj i dytë si e humbur pasi nuk ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e 1 janarit pasi kishte përfunduar punën. E ndjera ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzënë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.

Sipas “Protothema.gr” për vrasjen e saj është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh. Më vonë ka thënë se Gjeorgjia i kishte dërguar një mesazh edhe nënës së vet, ku i thoshte se ishte larguar pasi kishte disa çështje për të zgjidhur.

Menjëherë pas zhdukjes së Muratit, policia greke nisi hetimet, ku nga këqyrjet e kamerave të zonës, i dashuri i saj dhe miku i tij janë parë duke dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk. Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët me ADN-në e gruas.

Gjatë dëshmisë në polici, miku i autorit të dyshuar tha se çifti kishte dallime financiare, ndërsa pohoi se ka pasur edhe dhunë në familje. Partneri i viktimës ishte denoncuar edhe nga vetë motra e tij pasi ai e ka dhunuar se nuk i jepte para dhe si pasojë ajo ka përfunduar në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME