Categories Lajme

Greqi/ Zbulohet dhoma e mbushur me armë, drogë e para, 49 të arrestuar

Një organizatë mafioze është shkatërruar nga policia greke në ishullin e Kretës, që është finalizuar me arrestimin e 49 personave. Një dhomë e tërë e policisë greke është mbushur me armë, municione, shuma parash dhe drogë që janë sekuestruar gjatë operacionit të gjerë.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë një arsenal të plotë armësh, përfshirë pushkë gjysmë-automatike, armë lufte dhe pistoleta, si dhe sasi të mëdha municionesh, celularë, para në kartëmonedha euro dhe paketime me lëndë narkotike. Sipas vlerësimeve të policisë greke, të ardhurat totale të organizatës kriminale arrinin në rreth 3 milionë euro.

Prej tyre, rreth 1.1 milionë euro vinin nga trafiku i drogës, ndërsa pjesa tjetër nga aktivitete të tjera kriminale, që përfshinin edhe trafikun e armëve.

Të ardhurat ndaheshin mes anëtarëve, por pjesa më e madhe përfundonte në duart e dy vëllezërve nga Kreta, të cilët konsiderohen si krerët e grupit kriminal.

Ata janë emra të njohur për komunitetin lokal dhe kanë qenë në shënjestër të autoriteteve edhe më parë, për çështje që lidhen me shantazhe dhe veprimtari të paligjshme.

Suksesi i këtij operacioni i detyrohet pjesërisht punës së dy efektivëve të policisë që ishin infiltruar në organizatë me autorizim prokurorie, duke u prezantuar si punonjës në sektorin e gastronomisë. Brenda disa javësh, ata arritën të fitojnë besimin e anëtarëve të grupit dhe të mbledhin informacione kyçe, që ndihmuan në zbërthimin e të gjithë strukturës kriminale.

Hetimi filloi si një rast i zakonshëm trafiku narkotikësh, por shumë shpejt zbuluan një rrjet të gjerë dhe të organizuar, i cili përfshinte edhe trafik ndërkombëtar armësh, përfshirë armë tip “Kallashnikov”.

Nga 49 të arrestuarit, shumica rezultojnë me precedentë penalë, disa me dosje ende të hapura në drejtësi dhe të tjerë me dënime të pazbatuara.

Ende nuk është e qartë se për sa kohë ka vepruar kjo organizatë, por hetimet vazhdojnë dhe priten zhvillime të reja në ditët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME