Categories Lajme

Trupi i pajetë i gjetur në brigjet e Marbella, policia spanjolle merr ADN-në e vëllait dhe vajzës së Miklovan Dakajt

Gjetja e një trupi të pajetë në Marbella te Spanjës që dyshohet se i përket Miklovan Dakajt, ka bërë që policia spanjolle të marrë ADN e vëllait dhe vajzës së tij me qëllim krahasimin me atë të viktimës.

30-vjeçari me origjinë nga Shkodra rezulton i zhdukur prej datës 11 Maj dhe ditën e djeshme (1 Shtator) trupi i tij i pajetë është gjetur në bregun e Marbella.

Danaj dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kishte lidhje me klane kriminale ndërkombëtare. Zhdukja e tij ishte raportuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri.

Autoritetet spanjolle, përkatësisht Guardia Civil, kanë nisur një hetim në Marbellë, ndërkohë që deri tani nuk janë bërë arrestime dhe nuk është dhënë informacion zyrtar mbi rrethanat e gjetjes së trupit.

Hetimet janë në vijim dhe po bashkëpunohet edhe me autoritetet shqiptare për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe mediave të mos përhapin informacion të pakonfirmuar lidhur me rastin, për të mos penguar procesin hetimor.

Miklovan Dakaj ishte babai i një fëmije të mitur dhe sipas gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që takoi ishte bashkëshortja e tij.

Ka qenë e shoqja e 30-vjeçarit që ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me bashkëshortin, ndërsa kallëzimi u  bë edhe në policinë e Shkodrës.

Pas zhdukjes së tij, një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Miklovan Dakaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME