Categories Lajme

Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë në aksin Levan-Vlorë

Një aksident rrugor është regjistruar dje në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës, Alfred Hasani 62 vjeç ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të, Artan Muho, ishte në gjendje të rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ka qenë një makinë tjetër tip ‘DACIA’ me targa AA408XY me drejtuesen italiane, Angela Tanzillo, 28 vjeçe.

Ajo ka goditur nga pas kamionçinën me targa AB498LV, dhe kjo e fundit u përplas me barrierat mbrojtëse.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit në Komisariat, ndërkohë që zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e pa jetë të drejtuesit të kamicinës.

Edhe pasagjeri i kamionçinës që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur të hënën në autostradën Levan–Vlorë, ka ndërruar jetë pas mesnate, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Viktima e dytë është Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën menjëherë drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25 të së hënës. Kamionçina doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar në anë të saj.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, kamionçina u godit nga një automjet tip Dacia, në të cilin udhëtonin dy shtetase të huaja. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e kamionçinës dhe më pas edhe për pasagjerin.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa të dhënat e para flasin për dalje nga korsia të njërit prej automjeteve.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME