Categories Lajme

Greqia de facto 12 milje në Jon, dislokon ushtrinë në ishullin përballë Himarës

Greqia përgatitet ushtarakisht për të marrë 12 miljet detare, përballë brigjeve shqiptare në detin Jon. Për herë të parë do të ketë një prani ushtarake në dy ishuj të vegjël grekë që më parë nuk kishin asnjë rol ushtarak. Ishujt Gavdos dhe Othonoi po forcohen me posta ushtarake për shkak të përshkallëzimit të provokimit turk në Mesdheun Lindor, njoftoi gazeta greke Ta Nea. Sigurisht që këta ishuj nuk kanë asnjë lidhje me Turqinë, por me Shqipërinë. Ato ndodhen vetëm 6-7 milje larg Himarës.

Sipas raportit, Ushtria Greke krijoi një post në Gavdos në verë, duke fituar një prani të përhershme ushtarake për herë të parë në një nga pikat më në jug dhe të izoluara të Greqisë. Gavdos ka një post prej 9 ushtarakësh që u krijua në vetëm një javë pas një urdhri nga gjeneral-lejtnant Charalambos Lalousis, në mes të krizës së parë greko-turke.

Posta e Gavdos synon të rrisë aftësinë operacionale të forcave të armatosura në një kohë kur provokimet turke vazhdimisht përshkallëzohen.

Posta në pjesën më jugore të Greqisë do të pajiset me radarë që do të jenë në gjendje të kontrollojnë zonën në një thellësi prej 30 kilometrash. Në këtë mënyrë, Forcat e Armatosura fitojnë një avantazh të rëndësishëm për sa i përket mbikëqyrjes së rajonit, në një kohë kur Turqia ka njoftuar kërkimet e gazit në jug të Kretës.

Othonoi ndodhet në veriperëndim të ishullit të Korfuzit dhe në perëndim të Epirit të Veriut në Shqipëri. Kujtojmë se  Greqia nuk pranon të përdor emrin Shqipëria e Jugut, por vazhdon ta quajë “vorioepir” tokën shqiptare.

Ndërkohë, puna në postën ushtarake në Othonoi tashmë ka filluar. Projekti ka për qëllim rritjen e sovranitetit grek pas zgjerimit të ujërave territoriale në 12 milje në detin Jon.

“Nismat e Ankarasë për të bërë presion ndaj Greqisë vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, për shembull, përdorimi turk i një skelë në portin e Vlorës për marinën turke, shkruan gazeta greke.

“Posta ushtarake në Othonoi mund të vëzhgojë veprimet turke nëse vendosin të hapin një front të ri detar kundër Greqisë jashtë Egjeut dhe në ujërat përreth Kretës, veçanërisht pasi Greqia është në procesin e zgjerimit të territorit të saj detar nga 6 milje detare në 12 milje”, tregon artikulli mbi synimet ushtarakegreke. Deri tani nuk ka asnjë reagim të Ministrisë tonë të Mbrojtjes mbi dislokimet e ushtrisë greke në një zonë në kufi me Shqipërinë. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME