Categories Kulture

Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” disa prej ‘legjendave’ të KF Tiranës

Ilir Meta ka organizuar sot në Presidencë një ceremoni solemne për vlerësimin me titull ”Mjeshtër i Madh” të disa ish-futbollistëve të spikatur të KF Tiranës. Nga Osman, Mema, Bedri Omuri, Millan Baçi, Edmond Dizdari, Mirel Josa tek Artur Lekbello dhe Krenar Alimehmeti. Meta ka shprehur konsideratat më të larta për ish-futbollistët duke kujtuar se i ka ndjekur vetë dhe përkrahur në shkallët e stadiumit si tifoz, madje për pak kohë edhe si komentator.

“Kam nderin të vlerësoj disa nga futbollistët, që me shumë dashuri kujtohen. Nderojmë sot Osman Memën me Mjeshtër i Madh, nga familja që ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë. Osman Mema ka qenë një mbrojtës i shkëlqyer, vlerave sportive, qytetare e demokratike.

Vlerësojmë Bedri Omurin, lojtar profesionist i klasit të lartë, nga mbrojtja në golashënues befasues. Të palodhurin, mbretin e krahut të djathtë, Millan Baçin. Golashënuesin e spikatur, mësuesin, trajnerin, Edmond Dizdarin.

Futbollistin e talentuar, lojtarin korrekt, Mirel Josa. Edhe sot të kujtojmë golin e tij me Belgjikën e Madhe. Lojtari me kontribute të çmuar Artur Lekbellon. Apo siç i kemi thënë Tushen, sepse unë e kam ndjekur që në ndeshjen e parë me të rinjtë ndaj Qipros, pasi Çimi vëllai i tij ishte shok klase me mua. I uroj sa më shumë shëndet.

Mbrojtësin, kapitenin e jashtëzakonshëm. Krenar Alimehmetin. Histori e rëndësishme dhe unë kam patur kënaqësinë t’i përkrah në shkallët e stadiumit. Madje edhe pak kohë komentator. Iu drejtohem juve në sukseset e arritura, dhe tek fëmijët që duan në fushën e blertë për të kultivuar dëshirën. Përshëndes trajnerët e Tiranës, që kanë kontribuar në rezultatet që nga Selman Stërmasi e deri tek Alban Tafaj e shumë emra të shquar e të mëdhenj.

Suksesi i tyre erdhi me talent e punë. Për ngjyrat e ekipit, ngjyrat kuqezi. Sporti nuk është vetëm aktivitet individual, por edhe i madh shoqëror. Forcon shëndetin, dhe kur arrin rezultate si ato tuajat krenohet gjithë vendi, ”– tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME