Categories Lajme

Greqia i ka nevojën Shqipërisë, merr vendimin e papritur për punëtorët sezonalë, nuk do të kenë fare nevojë për tampon

Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që duan të punojnë në mënyrë sezonale në Greqi. Dogana e Qafë-Botës pritet të jetë e hapur për gjithë punëtorët sezonalë, në datat midis 25 tetor – 10 nëntor. Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi. Lajmi sapo është bërë i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka.

Ndërkohë mësohet se edhe testi për COVID do të realizohet falas për punëtorët në doganë, pa shtuar më tepër kostot e tyre. Prej 21 korrikut, dogana e Qafë-Botës është mbyllur përfundimisht pasi më parë ka qenë e hapur të paktën për kamionët. Ndërkohë të shtunën banorë të Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj. Megjithatë qeveria greke duket se ka marrë vendim për ta hapur vetëm për punëtorët sezonalë, pasi kërkesa në rajonin e Thesprotisë është për të paktën 2000 të tillë që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME