Categories Politike

“Greqia ka ligj lufte kundër Shqipërisë, Rama shkon për marrëveshje”- Ngjela flet për paktin detar

Avokati, Spartak Ngjela ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe diskutimet që kanë nisur për arritjen e një marrëveshje të re për Detin me shtetin helen. Në një shënim në Facebook, Ngjela me tone të ashpra thekson se Shqipëria në 100 vite është qeverisur nga kryeministra që kanë shitur interesin kombëtarë për të fituar postin e kreut të qeverisë.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, shprehet se kryeministri Rama shkon të bëjë marrëveshje në Greqi, ndërkohë që shteti helen ka ligj lufte kundër Shqipërisë. “Historia e Shqipërisë, në 100 vjet, e gjitha ka qenë qeverisur nga kryeministra që kanë shitur interesin kombëtar për të fituar postin e kryeministrit. Kjo është e turpshme dhe e dhimbshme njëherësh. Shikoni sesi i kanë vjedhur shqiptarët, i kanë poshtëruar, dhe sërish i votojnë.

E pse të zgjatemi? Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, shkon të bëjë marrëveshje për detin me Greqinë, kur kjo ka ligj lufte kundër Shqipërisë. Pse? Sepse ka 120 vjet që Greqia kërkon të pushtojë edhe Shqipërinë e Jugut. Kurse kryeministri shqiptar Rama, ashtu si Kryeministri Berisha, po na flet për një marrëveshje detare, që do t’i japë Greqisë nga territori shqiptar, sipërfaqe të gjerë deti. E pra, Greqisë, pushuesit më të madh të territoreve shqiptare.

Se, ky kryeministër, as vetë nuk e di sesi u gdhi një ditë kryeministër, se sigurisht që, jo vetëm për nivelin e tij, por as për dëshirën që e karakterizon, nuk e mendon dot fare faktin që po kërkon të bëjë marrëveshje detare me një shtet që ka ligj lufte kudër Shqipërisë. Se nuk besoj që e kupton çdo të thotë “ligj lufte” i një shteti kundër një tjetri, i cili është në fqinjësi me të. E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?”, thekson Ngjela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME