Categories Lajme

Greqia kap 138 kg kanabis të importuar nga Shqipëria, si tentoi t’i shpëtonte policisë emigranti

Policia greke ka sekuestruar 137 kg dhe 700 gr kanabis sativa, të importuar nga Shqipëria.

Si rrjedhojë kanë rënë në pranga një shqiptar dhe një shtetas grek.

Protothema.gr shkruan se policia e Artës ishte në gatishmëri për kapjen e autorëve, pasi kishte informacion se në zonë do të kalonte një ngarkese e madhe drogë e importuar nga Shqipëria.

Bllokada që u vendos në rrugën Jonike, zbuloi mëngjesin e së enjtes një kamion të dyshimtë tip furgon i mbyllur, i cili po ecte paralelisht me një motoçikletë, e cila drejtohej nga shqiptari.

Drejtuesit e dy mjeteve nuk i janë bindur patrullës së policisë. Megjithatë shqiptari është ndaluar menjëherë nga policia dhe është arrestuar.

Ndërkohë shoferi grek i kamionit ka rritur shpejtësinë e mjetit për t’i shpëtuar policisë. Më pas ai ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë drejt një zone rurale të Artës.

Megjithatë nuk i ka shpëtuar arrestimit, pasi pak orë më vonë është lokalizuar në një zonë të komunës së Amfilochisë në Etoloakarnania dhe është arrestuar. Brenda mjetit dhe te motoçikleta u gjetën pesë thasë me 74 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 137 kilogramë e 700 gramë. Ndërsa në shtëpitë e të arrestuarve u sekuestruan një pako me kanabis të papërpunuar 19 gramë, nëntë celularë, shtatë karta SIM dhe 50 euro.

Siç rezultoi nga hetimet paraprake, transporti i drogës është organizuar nga një grek , të dhënat e të cilit janë verifikuar dhe janë në kërkim. Dy të arrestuarit anë dërguar në Prokurorinë Publike të Artës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME