Categories Lajme

Greqia mbylli kufijtë për Shqipërinë, nuk lejohet as kalimi tranzit

Pritën mbi 3 orë, por u kthyen mbrapsht.  Të huajt të cilët zgjodhën Greqinë si rrugë tranzit u bllokuan në pikën kufitare të Kapashticës. Burime për Abc News bëjnë me dije se sipas një urdhri të dhënë nga pala greke dhe i zbatuar nga pala shqiptare nuk lejon asnjë shtetas të kalojë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticë. Ndonëse kanë prej orës që presin vetë këta shtetas thonë se kjo është e padrejtë.

Pak ditë më parë Greqia për shkak të situatës nga Covid, Greqia mbylli kufijtë. Për këtë arsye;  Asnjë person që vjen nga vende jashtë listës së miratuar nga BE nuk mund të kalojë përmes pikave kufitare me Greqinë.

Të huajt shprehen se nuk ishin në dijeni të këtij vendimi, për këtë arsye erdhën deri në Kapshticë. “Jam nga Marseja. Kam një javë në Shqipëri. Problemi im është në doganën greke. Nuk e di nëse mund të kaloj”, ka thënë një emigrant. “Jam nga Zvicra. Erdha këtu para një muaji. Këta na thanë që dogana greke i ka mbyllur kufijtë mendove se u hapën dje. Kjo situatë nuk fare normale”, është shprehur një tjetër. Burimet për Abc News reaguan se të huajt mund të udhëtojnë vetëm  përmes aeroporteve dhe një pikë kufitare që të lidh me Bullgarinë. Të tjerët janë kthyer mbrapsht. E njëjta situatë ishte edhe në Kakavijë. Ndërkohë Greqia do të lejojë vetëm shqiptarët me letra greke dhe punëtorët sezonal./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME