Categories Covid-19, Lajme

Greqia, një hap pranë mbylljes totale

Qeveria greke po ndërmerr masa shtesë për të mbajtur nën kontroll pandeminë pasi rritja e numrit të rasteve ka shqetësuar epidemiologët.

Sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe nga ana tjetër vendi po sheh një rritje rastesh alarmante. Ekspertët pas një diskutimi të premten, 5 Shkurt, ranë dakord pavarësisht mosmarrëveshjeve, për të vendosur një bllokim më të rreptë por jo “masat e ashpra të marsit” .

“Ne po përpiqemi të shmangim valën e tretë. “Takimi i djeshëm ishte i gjatë, derisa ramë dakord për masat”, tha profesori i Mikrobiologjisë, A. Vatopulos, dhe kur u pyet se si do të jetë ecuaria e pandemisë deri në verë, ai deklaroi se situata e pandemisë do të vijë duke u përmirësuar.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, shpjegoi se rritja e rasteve po vazhdon të rritet dhe situata është e rrezikshme, dhe  tha se në Athinë dhe Selanik, si dhe Patras janë shtuar masat.
Zonat e mësipërme përfshihen në nivelin e Rrezikut, zonën e kuqe.
Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 15 Shkurt. Ndërsa në Atikë dhe Selanik, dyqanet do të mbyllen në fundjavë, me përjashtim të farmacive, supermarketeve,furrave , ndërsa ora policore do të jetë nga ora 18:00 dhe jo nga ora 21:00.

Masa të tjera kufizuese janë vendosur në komunat Thira , Mykonos , Chalkida , Patras dhe Agios Nikolaos në Kretë sipas njoftimit të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME