Categories Lajme

Greqia rihap ishujt për vizitorët, Mitsotakis: Presim turistë nga 15 qershori

Greqia hoqi këtë të hënë ndalimin për të udhëtuar në ishuj, ndërsa vendi kërkon t’i japë vrull industrisë së turizmit, pas disa javësh mbyllje si pasojë e koronavirusit. Anijet kanë rifilluar të lundrojnë në ishuj që kanë qenë jashtë kufijve të lëvizjes, që kur qeveria Greke vendosi kufizime për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në mars. Greqia është vlerësuar për reagimin e saj ndaj pandemisë, ndërsa ka regjistruar 171 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 2.878 raste të konfirmuara. Javën e kaluar, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga 15 qershori, më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Ai tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë deri në 1 korrik, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe një karantinë dy-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi. Por turistët nga vendet me nivele të larta infeksioni nuk do të lejohen fillimisht të vizitojnë. Industria e turizmit në Greqi është jetike për ekonominë e vendit, duke përbërë rreth një të katërtën e PBB-së së vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME