Categories Lajme

“Greqia zgjerohet 12 milje në detin Jon”, Rama: Nuk falen detet e tokat si rroba!

Pas lajmit të publikuar se Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis sot në Parlamentin grek, deklaroi se shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon ka reaguar kryeministri Rama. Rama ka reaguar duke i kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale i cili e ka pyetur për këtë çështje.

Rama shkruan: “Ilirjani Iliri te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!”, shkruan Rama.

Komenti i qytetarit i referohet lajmit të publikuar më herët nga Abcnews.al sipas të cilit, kryeministri grek Mitsotakis ishte shprehur se Greqia do të zgjerojë me 12 milje Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon.

Mitsotakis u shpreh se askush nuk mund ta ndalonte Greqinë ta bëntë këtë pasi gjithçka ishte konformim konventave ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME