Categories Lajme

Sufali: Kemi bërë përpjekje për ta sistemuar nënë Elefterinë në Shtëpinë e të Moshuarve

Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali ka reaguar mbi rastin e nënë Elefterisë të publikuar në median elektronike duke thënë se aktualisht e moshuara po merr shërbim shëndetësor pranë spitalit të Sarandës.

Teksa ka theksuar se ky rast është i njohur për institucionin e Shërbimit Social Shtetëror, Sufali ka informuar se prej shumë kohësh janë bërë përpjekje për sistemimin e gjyshes në një Shtëpi të Moshuarish ku mund të merrte përkujdes socio-shëndetësor me standarde të larta, por sipas saj, janë hasur me refuzimin e zonjës për t’u institucionalizuar.

“Ditën e djeshme në median elektronike u bë publik rasti i të moshuarës Elefteri Qendrothanasi nga Piqerasi. Shërbimi Social Shtetëror dhe strukturat vendore e njohin rastin dhe prej shumë kohësh kanë bërë përpjekje për sistemimin e gjyshes në një Shtëpi të Moshuarish ku mund të merrte përkujdes socio-shëndetësor me standarde të larta, por jemi hasur me refuzimin e zonjës për t’u institucionalizuar”, ka thënë Sufali.

Më tej, ajo ka vënë në dukje se “në kushtet ku zgjedhja për t’u sistemuar në institucion i takon qytetarit dhe të përballur me refuzimin e zonjës, Bashkia Himarë i ka caktuar zonjës si kujdestare kundrejt pagesës kunatën e saj. Zonja Elefteri trajtohet me pagesë invaliditeti dhe caktimi i kujdestarit është bërë me qëllim që e moshuara të marrë shërbimin në banesë, jo në mjedis të institucionalizuar”.

“Mbrëmjen e djeshme, ekipet tona nga Shërbimi Social dhe struktura vendore, me konstatimin e një gjendjeje të rënduar shëndetësore dhe higjieno-sanitare, kanë transportuar gjyshen në Spitalin e Sarandës ku po merr të gjithë kujdesin shëndetësor sipas nevojave të saj”, sqaroi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME