Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) njoftoi të dielën, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14 janar 2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:
AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45
“Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre”- thuhet në njoftimin e AAC-së.
