Categories Lajme

Grida Duma e përlotur për situatën në PD: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës

“Distancohem nga dhuna e Sali Berishës”. Kështu deklaroi nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, e irrituar për dhunën e ushtruar sot në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. E indinjuar Duma në një lidhje live në ‘Facebook’ Duma dënoi dhunën e përdorur sot, ndërsa shenjat e gazit lotsjellës ishin të dukshme në sytë e saj. Ajo tha se dje bënin protesta kundër Ramës, ndërsa sot hedhin gaz lotsjellës ndaj njëri-tjetrit.

“Kjo është Partia Demokratike sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin, dhunën, për zonat që ishin brena me besimin se nuk ka një demokrat që dhunon një demokrat. Dhe nuk ka dhe nuk mund të ketë. Padyshim erdhëm këtu me besimin se asnjë njeri në emër të integritet të vetë s’mund t’ui lërë kauzat përgjysmë. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave, te asnjë nga këto. Besoj se duhet të ketë ndërgjegje të madhe me këtë lidership, i vjetër.

Doja ti merrja në telefon dhe t’i thoja; ejani futuni këtu normal. Ata që janë zgjedhur nga populli, grupi i deputetëve të grupit parlamentar të PD, duhet të gjenin mënyrën dhe të flisnin qetësisht. S’mendohej që dhuna dhe sharjet smund të ndodhin mes demokratëve. Kam ardhur qartësisht e bindur se dhuna nuk duhej dhe s’mund të ndodh. Kjo nuk mund të imagjinohet që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, sot bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Kjo është e papranueshme. Kërkohet zgjidhje, jo për ne. Nuk është çështje godine, çështje muresh edhe saldimesh, por në kauza reale. I takon lidershipit.”, tha Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME