Categories Lajme

Gripi i derrit, kush rrezikon dhe si të mbrohemi

Cfarë është gripi i derrit?

Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin respirator dhe shkakton virusin e tipit A (H1N1) që origjinën e ka nga derrat. Gripi i derrit shkaktohet nga lloje të ndryshme virusesh të cilët te derri janë endemikë.

Janë tre tipe ose lloje të këtyre viruseve që shkaktojnë gripin: A, B dhe C, ku më i zakonshmi që është dhe shkaktari më i shpeshtë i gripit ose influences është tipi A, kjo si pasojë e aftësisë unike që ka ky virus për të qëndruar jashtë radarit të imunitetit tek njerëzit nga ndërrimet e vazhdueshme apo kontinuale të strukturës së proteinave antigjenike (mutacioneve).

Virusi H1N1, i tipit A, transmetohet nga njeriu tek njeriu, njësoj si gripi normal, pasi është një kombinim i gjeneve të virusit të derrit, të shpendëve dhe njeriut.

Simptomat

Simptomat e gripit të derrit janë pothuajse të njëjta ose shumë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm (sezonal). Simptomat mund të shfaqen përnjëherë dhe apo me intensitet më të lehtë te personat me një imunitet të ruajtur.

• Temperatura, e cila pothuajse është çdo herë prezente me vlera mbi 39.4°C në 12 orët e para

• Ftohje (acarim)
• Dhimbje të kokës
• Dhimbje të muskujve

• Humbje të oreksit
• Lodhje ekstreme
• Skuqje dhe djegie e syve
• Zënie dhe rrjedhie hundësh
• Kollë e thatë
• Dhembje gryke dhe fyti

Si përhapet?

Përhapja e gripit të derrit bëhet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe gripi sezonal, nga kollitja dhe teshtitja e personave të sëmurë me virusin e gripit përmes ajrit. Te ky grip përhapja mund të ndodhë edhe me prekjen e objekteve të infektuara më këtë virus, por qoftë dhe ndarjen e të njëjtit ambient me personat e prekur.

Sipas “Qendrës të Kontrollit të Sëmundjeve” në Mbretërinë e Bashkuar viruset fillojnë të përhapen që një ditë para shfaqjes së simptomave dhe deri në një javë pas sëmurjes.

Si mund të mbrohemi?

Specialistët e OBSH-së këshillojnë vaksinimin, mënjanimin e kontakteve me njerëz të sëmurë, larjen e duarve, ngrënien e shëndetshme; mbajtjen e maskave në ambiente me shumë njerëz si qendra tregtare, urbanë.

Ndërkaq raportohet se më të rrezikuar janë foshnjet, dhe fëmijët deri në 16 vjeç, gratë shtatzëna, ata që janë mbi 50 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje të tjera të frymëmarrjes si astma, njerëzit obezë, dhe njerëzit me imunitet të ulët. /E.M

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME