Categories Lajme

GRIPI I SYRIT/Mjeku: Preken fëmijët në kopshte dhe çerdhe, të bëjnë kujdes edhe të rriturit

Mjek okulist pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.1 në Tiranë, Rubin Topi ka bërë të ditur se është rikthyer gripi i syrit. Sipas tij, shumica e rasteve po haset tek fëmijët që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet.

“Rastet kanë filluar menjëherë nga shtatori dhe janë në një rritje. Inkubatorin kryesor e kanë në çerdhe dhe në kopshte. Sa u bëj pyetjen prindërve: A është në çerdhe apo në kopshte? Thonë po në 99 për qind të rasteve, sepse fëmijët ia ngjisin njëri-tjetrit”, shprehet mjeku Topi.

Megjithatë, ai thotë se fëmijët janë më të mbrojtur. Por nga ana tjetër ata mund t’ia transmetojnë atë pjesëtarëve të tjerë të familjes.

“Fëmijët janë më të mbrojtur. Në shumicën absolute të rasteve e kalojnë shumë lehtë. Ai fëmijë vjen në shtëpi ia ngjit motrës, vëllait, ia ngjit njërit prej prindërve. Pra shërben si vektor shpërndarës. Pacientët e prekur duhet të kenë shumë kujdes me higjienën personale sepse nga njëri sy mjafton një prekje apo gjatë mjekimit të pa vëmendshëm mund ta kalojmë te syri tjetër” , thekson Rubin Topi për News 24.

Mjeku tregon gjithashtu se klinikat e rënda të gripit të syrit hasen edhe tek moshat e rritura ku ekziston rreziku i rënies së shikimit deri në verbëri mbetet i lartë.

“Sidomos në rastet kur personi ka probleme të tjera shëndetësore apo një lloj imune deficence apo nëse pacienti kapet në një moment që nga gjendja imunitare është pak i dobësuar”, shprehet mjeku.

Ai bën thirrje që të mos neglizhohet për asnjë rast gripi i syrit, pasi kapja në kohë parandalon rreziqet. Panorama.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME