Categories Lajme

“Gripi”, ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve të gjallë në tregje

Pas përhapjes së gripit të shpendëve në tre njësi administrative të vendit, në Dajt, në Bujan të Tropojës dhe në Fush-Krujë, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e tregtisë së shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në Shqipëri.

“Tregjet e gjësë së gjallë përbëjnë një rrezik sepse ne ju themi fermerëve që edhe në zonat e kuqe, por edhe në zonën e mbikëqyrur që kafshët t’i mbajnë brenda kotecit ose të rrethuara me gardh në mënyrë që t’i ushqejnë vetë e njëjta gjë ndodh edhe me tregjet e gjësë së gjallë duke vajtur tufa të cilat mund të jenë të infektuara, infektojnë edhe kafshët e tjera edhe në zonat që ne i kemi të pastra.” -u shpreh Ermira Gjeci, zv.ministre e Bujqësisë.

Zv.Ministrja e Bujqësisë thotë se Shqipëria ka ndaluar importin e shpendëve me mbi 14 shtete duke përfshirë edhe vendet fqinje si Italia, Greqia dhe Kosova.

Urdhri që prek shumë vende europine argumentohet me rritjen e shqetësimit për gripin e shpendëve, por sipas autoriteteve shqiptare risku i transmetimi tek njerëzit është i ulët.

“Shqipëria pavarësisht numrit të madh të vendeve që janë përfshirë në urdhrin e fundit të ministres nuk ka marrëdhënie tregtie me pjesën dërmuese të këtyre vendeve.

Kryesisht marrëdhëniet tregtare janë të lidhura me vendet fqinje. Risku i transmetimit të këtij virusi tek njerëzit është shumë i ulët.”- thotë zv/ministrja Gjeci.

Një apel zv.ministrja e ka edhe për qytetarët: “Të gjitha produktet me origjinë shtazore përfshirë këtu dhe ato që vijnë nga shpendët duhet të gatuhen në temperaturë mbi 70 gradë celcius në mënyrë që të shmangim cdo rrezik të mundshëm. Nuk ka asnjë lloj problematike për transmetimin e saj me anë të ushqimit.”

Kush ka kontakt me kafshët, ministria e Bujqësisë thotë se duhet të zbatojë kushtet e higjenës dhe për cdo shqetësim të kontaktojë me 65 veterinerët zyrtarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME