Categories Lajme

Gripi shkakton sëmundje në zemër

Sezoni i gripit ka filluar në Hemisferën Veriore. Edhe pse është shumë herët, janë raportuar tashmë dy vdekje.

Njëri ishte një fëmijë, tjetri i rritur me një sëmundje kronike. Por njerëz në dukje të shëndetshëm gjithashtu mund të vdesin nga gripi.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson ka njoftuar se nga gripi janë më të rrezikuar që të vdesin fëmijët dhe të moshuarit.

Të tjerët në rrezik janë gratë shtatzëna dhe njerëzit me sëmundje kronike. Por edhe njerëzit në dukje të shëndetshëm gjithashtu vdesin.

Jen Ludwin nuk u shqetësua shumë kur u prek nga gripi. Ajo ishte 23 vjeç dhe e shëndetshme.

“Mendova se do të kaloja shtatë ditë në shtrat dhe do ta luftoja. Por kisha gabuar”, thotë Jen Ludwin.

Organet e saj filluan të dobësoheshin përfshi edhe mushkëritë.

“Tashmë isha e tronditur dhe organet e mia po fillonin të dobësoheshin. Mbi të gjitha kisha një sindromë të frymëmarrjes, dhe më pas pata një hemoragji të brendshme. Të gjitha këto komplikacione së bashku çuan në gangrenë në gjymtyrët e mia, dhe kështu e preva këmbën .

Reagimi i trupit ndaj infeksionit është në thelb një përgjigje e madhe inflamatore që mund të shkaktojë të gjitha llojet e problemeve në organe të ndryshme”, ka thënë Eric Adkins, mjek në qendrën mjekësore Wexner në Ohajo.

Por përse njerëzit e shëndetshëm do të kishin  probleme të zemrës si rezultat i gripit?

Studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos gjetën një lidhje.

“Ne prodhojmë këtë proteinë dhe ajo ndalon që viruset të hyjnë në qelizat tona”, janë shprehur ata.

Jacob Yount dhe ekipi i tij i studiuesve zbuluan se disa njerëz kanë një mutacion gjenetik që bllokon prodhimin e kësaj proteine, dhe pa të virusi i gripit ka më shumë mundësi të infektojë zemrën dhe të çojë në dëmtim të zemrës.

“Në të vërtetë mund të bllokojë qarkun elektrike që udhëton nëpër zemër. Nëse e di që u mungon gjeni para kohe, atëherë mund ta përshtasësh terapinë mjekësore ndryshe”, thotë Eric Adkins.

Ky konstatim mund të ndihmojë mjekët të kujdesen për pacientët me grip në të ardhmen.

Por tani, mbrojtja më e mirë është marrja e një vaksine gripi. Studiuesit thonë se miliona njerëz në të gjithë botën ka të ngjarë të kenë këtë mutacion gjenetik duke përfshirë rreth një të pestën e atyre me origjinë kineze.

Tani që shkencëtarët e dinë se çfarë mund të shkaktojë problemin, ata po kërkojnë trajtime që mund të parandalojnë ose mbrojnë këto komplikime të zemrës në të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME