Categories Lajme

Gruaja denoncon ish-bashkëshortin shqiptar në Greqi

Një grua 43-vjeçare në Skiathos të Greqisë ka denoncuar për përdhunim ish-bashkëshortin e saj shqiptar.

Ajo tha se ishte divorcuar katër vjet më parë me ish-burrin, por se ai “nuk e kishte ndaluar brutalitetin dhe dhunën e tij”.

Gruaja tha se ish-bashkëshorti i shkoi në shtëpinë e saj të martën dhe e ka kërcënuar se do ta vriste, raportojnë mediat greke. Po ashtu, gruaja tha se më datë 26 gusht, shqiptari e kishte përdhunuar në banesën e saj.

Mirëpo, burri ka thënë përpara gjykatësve se nuk ka kryer asnjë përdhunim, por se çdo gjë ka qenë konsensuale.

Gjithashtu, shqiptari ka mohuar që ta ketë kërcënuar apo të ketë krijuar ndonjë incident jashtë shtëpisë ku ish-bashkëshortja jeton aktualisht.

Gruaja do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësorë për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me përdhunim, ndërsa mësohet se 45-vjeçari shqiptar ndodhej ilegalisht në shtetin grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME