Categories Lajme

Gruaja e braktisi atë dhe vajzën, 55 vjeçari: Dua vetëm një punë

Një 55-vjecar nga Kuçova ka qenë sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në Neës24 për të apeluar për ndihmë pasi gjendja në të cilën ndodhet është e vështirë.

Bujari u martua shumë vite më parë dhe nga ajo martesë ka 3 fëmijë. Ai thotë se prej 15 vitesh jetonin në Greqi, por gruaja e braktisi dhe me vete mori dhe vajzën. Raportet me fëmijët nga kjo martesë janë të munguara, madje njëri prej djemve nuk pranon të ketë asnjë kontakt me të.

Me ndihmën e fqinjës Bujari njohu një tjetër person dhe nga ky raport erdhi në jetë një vajzë. Kur ajo ishte 6 muajsh gruaja i tha se nuk e donte këtë fëmijë dhe donte ta linte në jetimore. E braktisi bashkëshortin e bijën ndërsa ai shkoi në gjykatë dhe mori kujdestarinë e së bijës, pasi nuk kishte ndërmend ta braktiste kurrë atë.

Kujdeset i vetëm dhe vogëlushja sapo ka mbushur 4 vjeçe, por vështirësitë janë të mëdha. Bujari thotë se banesa ku jetojnë është në gjendje të mjerueshme ndërsa ka nevojë për një pune e cila do t’i jepte mundësinë ta rriste të bijën si të gjithë fëmijët e tjerë.

“Gruaja e braktisi vajzën se thoshte se nuk kam kushte. Por nuk pranon të vijë me mua. U pendua që ngeli shtatzënë. Për vajzën më ka ndihmuar bashkia, që 6 muajsh ma kanë çuar në çerdhe. I kam shkuar kryetarit të bashkisë i kam kërkuar punë, se nuk i plotësoj dot nevojat vajzës. Unë dua një punë që të më lejojë të kujdesem edhe për vajzën”, tha Bujari.

Kujdesin për të bijën dhe problemet ekonomike i konfirmoi dhe një fqinje e tij. “Ato që thotë Bujari janë të vërteta. Ai është dhe nënë dhe baba. Atë nënë nuk e kuptoj, si nuk ka 10 mijë lekë për vajzën. Bujari e çon ta takojë, ai çon në spital e kudo. Mendoj se atë nuk e lë çuni që të rrijë me Bujarin e të kujdeset për vajzën”, tha një fqinje.

“Unë edhe tek plehrat do vete, një punë në komunale, ose në lulishte. Do pranoja dhe roje por vetëm që të kisha orarin që të mund të rrija me vajzën se jam dhe nënë dhe baba”, tha Bujari./news24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME