Categories Kuriozitete

Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen

Kane Tanaka e ka çuar edhe më tej rekordin si njeriu më i vjetër në botë, teksa festoi 117-vjetorin e lindjes në një azil të moshuarish në Fukuoka të Japonisë.

Ajo e festoi ditëlindjen këtë të diel me miqtë e saj dhe stafin në azilin e të moshuarve, edhe pse ditëlindja e saj ishte më 2 janar. Sigurisht që torta nuk mungoi. “E shijshme”, tha Tanaka. “Dua edhe më shumë”. Kane Tanaka ka lindur në janar të vitit 1903 në Fukuoka, pra 117 vjet më parë.  Ajo u martua me Hideo Tanaka në vitin 1922 dhe bëri 4 fëmijë, ndërsa adoptoi edhe një tjetër.

117-vjeçarja ka të paktën një shekull që zgjohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe e kalon ditën duke luajtur orë të tëra me letra, edhe pse një pasion tjetër i madh është matematika. Megjithatë, rekordi i Tanaka-s është edhe një simbolikë e popullsisë japoneze, e cila po plaket me ritme të shpejta, për shkak të rënies së numrit të lindjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME